25 Prill 2024

Komuniteti malazez të realizojë të drejtat e veta

Prishtinë, 24 qershor - Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim, kryetarin e Komunitetit Malazez në Kosovë, zotin Sllobodan Vujiçiq.

Është diskutuar për pozitën e pjesëtarëve të komunitetit malazez në Kosovë, si dhe për çështjen e Demarkacionit, që është temë aktuale ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi, e për të cilën një rol të rëndësishëm mund ta luaj edhe komuniti malazez në Kosovë. Ka qenë një qëndrim i përbashkët i kryetarit Haradinaj dhe zotit Vujiçiq, se kjo çështje kërkon një qasje të drejt, profesionale dhe të paanshme, në mënyrë që ajo të zgjidhët në përuthje me intereat e ndërsjella.

Kryetari Haradinaj, është shprehur tejet i vendosur që komunitei malazez në Kosovë, të realizojë gjithë të drejtat e veta në kuadër të Republikës së Kosovës, dhe të trajtohet si të gjitha bashkësitë tjera etnike. Malazezët në Kosovë sikurse edhe shqiptarët në Mal të zi janë element të rëndësishëm që përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ka thënë Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)