29 Mars 2024

Veseli: Komunitetet janë pasuri e vendit tonë

Prishtinë, 24 qershor - Me rastin e 24 qershorit - Ditës së egjiptianëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka përgëzuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti, duke i uruar ata për prosperitet të gjithanshëm.

“Komunitetet janë pasuri e vendit tonë. Të gjithë ne, marrim përgjegjësi dhe japim kontribut për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë shtetasve tanë, pa dallim përkatësie. Urime dhe gëzuar!”, thuhet në urimin e kryetarit Veseli.

Po në kuadër të shënimit të kësaj dite, një grup prej 120 studentësh nga radhët e këtij komuniteti, shoqëruar nga deputeti Veton Berisha, vizitoi sot Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duke e konsideruar këtë vizitë shumë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij komuniteti, deputeti Berisha tha se qëllimi i saj është që pjesëtarët e komunitetit egjiptian ta shohin për së afërmi dhe ta ndiejnë tempullin e demokracisë, vendin ku vendoset për fatin e tyre dhe të të gjithë qytetarëve të tjerë të Kosovës.

Të pranishmëve, me nga një fjalë rasti iu adresuan edhe shefi i Kabinetit të kryeparlamentarit Veseli, Driton Lajçi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe zëvendësministri i Administratës Publike, Mustafë Myrtaj. Ata u përgjigjën, gjithashtu, edhe në pyetjet dhe çështjet e ngritura nga studentët, të cilat lidheshin, kryesisht, me aspekte të përfaqësimit, punësimit e të shkollimit për pjesëtarët e komunitetit egjiptian në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)