29 Mars 2024

Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Fëmijëve

Prishtinë, 1 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot shënon Ditën e Fëmijëve më ç\'rast në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës do të mbajnë takimin e udhëhequr nga vet ata, të emërtuar “Vendosja e fëmijëve në rend të parë”.

Në këtë aktivitet, do të mbajë një fjalë rasti edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Fëmijët, ndërkaq, do të trajtojnë tema që lidhen me të drejtat e tyre dhe zbatimin i legjislacionit që garanton përmbushjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Ky takim shënon aktivitetin kulmor në kuadër të “Javës së fëmijëve në Kuvend”, gjatë të cilës qindra fëmijë nga e gjithë Kosova kanë vizituar Kuvendin e Kosovës dhe janë takuar më përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)