29 Mars 2024

“Evropianët e rinj” mbajn konventen

Prishtinë, 31 maj - “Evropianët e rinj” mbajn sot konventen e cila mbahet për herë të parë në Republiken e Kosovës, me ç\'rast do të miratohen 3 Rezoluta lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Qëllimi i organizimit të konventës “Evropianët e rinj”, është promovimi i  të rinjve kosovar, pranë organizatave dhe agjencive të të rinjve nga vendet e ndryshme, të  cilat do të marrin pjesë në këtë konventë të organizuar nga KREK-u.

Në këtë konventë do të marrin pjesë 1800 të rinj nga Kosova  dhe 10 të rinj nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera të botës.

Kjo konventë organizohet me qëllim të mirëkuptimit të dyanshëm si dhe shkëmbimin e  përvojave  në punë të përbashkëta. 

Organizimi i kësaj konvente të Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, i paraprin koha e paraaplikimit për anëtarësim në organizata/forume të rëndësime ndërkombëtare të të rinjve, ku Kosova dhe të rinjtë e saj do të përfitonin ndihma me projekte të ndryshme si dhe do të bëheshin pjesëmarrës përfaqësues në shumë samite ndërkombëtare të të rinjve, duke u bërë kështu pjesë e lëvizjeve të përbashkëta evropiane.

Pjesëmarrësit do të jenë të rinjtë, nxënësit dhe studentët më aktiv në jetën shoqërore në Kosovë. Ata do të debatojnë, sugjerojnë për problemet e të rinjve, aktivizimin e tyre, ardhja e tyre do të kordinohet ( tani më jemi përcaktuar dhe dakorduar për numrin e të rinjve nga secila komunë) me Komunat e Republikës së Kosovës si dhe organizatat rinore.

Të gjithë këta debatuesit  propozimet e tyre do t’i vendosin në një  REZOLUT/DEKLARATË të përbashkët, e cila miratohet nga anëtarët prezent, ku do t’i identifikonin ngecjet dhe problemet e të rinjve. Paraprakisht organizatorët do ta bëjnë një hulumtim dhe të njëjtin do ta shfaqin në formë dokumentari.

Të gjitha këto rekomandime dhe kërkesa, do të ju dërgohen drejtuesve më të lartë të Republikës së Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare nga të cilët do të kërkohej rritja e nivelit të përkrahjes së gjeneratës së re.

Konventa  ka për qëllim kryesor kërkesën për përkrahje dhe lobimin  për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të të rinjve. Po ashtu  ka edhe për synim  që të rinjvë tu mundësohet shkuarja në misione dhe nisma ndërkombëtare.

Konventa “Evropianët e rinj”, do të transmetohet drejtpërdrejt nga  Radio Televizioni i Kosovës dhe Televizioni 21.

Gjatë punimeve  të konventes  do të transmetohet edhe një film dokumentarë për të arriturat e rinisë në Kosovë, në këtë dokumentarë përveq të rinjve activist do të flasin edhe personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që kan ndihmuar sektorin e rinisë , në kulturë,rini dhe sport.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)