25 Prill 2024

Kosova po shndërrohet në model rajonal të sigurisë

Prishtinë,  27 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli priti sot në takim Jean Todt, kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për siguri në trafik.

Në takim, kryetari Veseli e falënderoi Todt për mbështetjen e tij personale për anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit, si një e arritur tjetër në vazhdën e përfshirjes së Republikës së Kosovës në mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare.

Temë qendrore e takimit ishte çështja e sigurisë në rrugë, si synim global dhe me këtë rast z. Todt theksoi rëndësinë e sigurisë, posaçërisht në shndërrimin e Kosovës në model rajonal në këtë fushë të rëndësishme.

Kryetari Veseli e siguroi z. Todt për mbështetjen e parezervë dhe angazhimin e tij personal që çështja e sigurisë në rrugë të marrë vëmendjen e duhur institucionale dhe shoqërore, në mënyrë që siguria e qytetarëve të jetë sa më e plotë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)