29 Mars 2024

“Manastiri i Deçanit as para 1999-shit s’i kishte këto toka”

Deçan, 27 maj -  Deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq, në lidhje me kundërshtimet që po bëhen në Deçan kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, ka nxitur reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan.

“Ia kujtojmë zëvendëskryeministrit Stojanoviq se me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës po tentohet që dhunshëm t’i falët prona publike e ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, si dhe disa prona të tjera private Manastirit të Deçanit, gjithnjë duke u thirrur në vendime antikushtetuese me rendin ri juridik në Kosovë”, është thënë në reagim e Lidhjes së Historianëve. Sipas kësaj lidhje, i gjithë ky proces juridik ka ardhur si pasojë e vendimit të vitit 1993 dhe kontratës për falje të miratuara nga Kuvendi i Serbisë me 1997. “Në vendimin apo kontratën për falje të vitit 1997, ndër të tjera thuhet se këto prona do të bartën në pronësi të Manastirit të Deçanit kur të krijohen kushtet e nevojshme ligjore.

Atëherë zëvendëskryeministër Stojanoviq rrjedhë pyetja: A nuk kishte mundësi që Komuna e Deçanit në periudhën 1990-1999, ta bartte pronën në pronësi të Manastirit, kur librat kadastralë dhe gjithë dokumentacioni ka qenë në posedim të zyrtarëve serbë. Manastiri i Deçanit, as në kohën e para vitit 1999, e as në kohën e Federatës se Jugosllavisë, por as edhe në kohën e Jugosllavisë se vjetër, nuk ka pasur në pronësi rreth 50 hektarët që i ka aktualisht në Deçan, tani disa hektarë tokë në Hoçë të Madhe, si dhe as këta 23 hektarë pronë të ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, që po tenton dhunshëm t’ i marrë”, është thënë në këtë reagim.

Historianët kanë kërkuar që zëvendëskryeministri Stojanoviq të distancohet nga deklarata e tij, sepse pohimi i tij se ka ende parcela që kërkon Manastiri, janë hapje e Kutisë se Pandorës në Deçan. “Ia kujtojmë Stojanoviqit se në traditën historike dhe zakonore Manastiri i Deçanit i takon shqiptarëve të Deçanit. Ai është monument kulti i ndërtuar nga vetë banorët vendas, gjegjësisht nga Fra Vita Kuçi nga Kotorri dhe është ndërtuar në pronat e deçanasit Hakë Kuçi.

Në këtë Manastir, i cili ju takon shqiptarëve, deri në kohën e okupimit nga Stefan Dushani, i cili në këto pjesë ka ardhur si pushtuese, i cili ka pushtuar e përvetësuar gjithçka çka ka gjetur të popullsisë vendase, respektivisht të shqiptarëve ortodoksë. Ia kujtojmë Stojanoviqit dhe gjithë opinionit se askush nuk është kundër Manastirit të Deçanit, sepse në fund të fundit, mbi 500 vjet e kemi ruajtur, jemi vrarë për të, sepse ka qenë, është dhe do të jetë i yni. Unë por edhe të gjithë deçanasit e kundërshtojmë politikën antishqiptare të Igumenit Janjiq. Kërkojmë që zëvendëskryeministri dhe Igumeni të mos e provokojnë situatën në Deçan. Deklaratat e tyre nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm dhe as klimës së tolerancës ndëretnike në Deçan në njërën anë dhe në Kosovë në anën tjetër. Ka përfunduar koha e feudeve mesjetare. Në fund theksoj se në Kosovë janë të pazbatueshme vendimet e kohës se masave të dhunshme dhe të gjitha vendimet e tjera diskriminuese ndaj popullit shqiptar, të nxjerra në kohën e Millosheviqit”, është thënë në reagimin e Lidhjes së Historianëve, dega në Deçan.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)