26 Prill 2024

Kuvendi shkel Kushtetutën nëse e kalon demarkacionin

Prishtinë, 27 maj - Shefi i Katedrës së Gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës, Përparim Ameti, ka vlerësuar se versioni aktual i demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi ka pasur defekte.

Në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ai u ka bërë thirrje palëve të ulen dhe të diskutojnë, duke thënë se ende ka kohë që ky proces të përmirësohet.

Ameti ka theksuar se, nëse Kuvendi i Kosovës e ratifikon marrëveshjen për demarkacion, do të bëjë shkelje të Kushtetutës meqë, sipas tij, dokumentacioni mbi bazën e së cilës është nënshkruar marrëveshja, ka qenë jo i rregullt.

Ameti ka deklaruar mosratifikimi i demarkacionit nuk e rrezikon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)