26 Prill 2024

Kosova dhe Kroacia do të thellojnë bashkëpunimin dhe partneritetin

Prishtinë, 26 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të Kroacisë të prirë nga ministri i Veteranëve, Tomo Medved dhe ministri i Kulturës, Zlatko Hasanbegoviq.

Pasi i njoftoi për progresin në Kosovë, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy shteteve.

“Dy popujt tanë kanë kaluar së bashku sfida të mëdha dhe kanë arritur të triumfojnë. Tashmë, Kosova dhe Kroacia janë dy shtete me partneritet shumë të fuqishëm dhe po e thellojnë në vazhdimësi miqësinë dhe raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Ministrat Tomo Medved dhe Zlatko Hasanbegoviq vlerësuan progresin në Kosovë duke shprehur vullnetin e Kroacisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
M
inistri Medved veçoi rolin e shqiptarëve në Kroaci dhe kontributin e madh të tyre në luftën e fundit për mbrojtjen e Kroacisë.

Ministri Medved bëri të ditur se i ka sjellë në Kosovë dekoratat për disa luftëtarë kosovarë të cilët kanë luftuar në Kroaci, duke shprehur nderimet më të larta të shtetit kroat edhe për shumë kosovarë të tjerë të cilët luftuan në Kroaci, dhjetëra prej të cilëve ranë dëshmorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)