26 Prill 2024

Veseli takoi drejtoren ekzekutive të UNOPS-it, Grete Faremo

Prishtinë, 26 maj -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtoren ekzekutive të UNOPS-it, Grete Faremo, me të cilën bisedoi për ndihmën që Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi që nga paslufta, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi znj. Faremo për mbështetjen e organizatës që ajo drejton, duke shprehur, njëkohësisht, gatishmërinë dhe interesimin e institucioneve të Kosovës që ky bashkëpunim të vazhdojë e të thellohet edhe më tepër në të ardhmen, nga i cili Kosova ka përfitime të shumëfishta.

Në takim u bisedua, gjithashtu, edhe për procesin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)