29 Mars 2024

U Lansua Mozaiku i Kosovës

Prishtinë, 26 maj - Në prani të Përfaqësuesve të UNDP-së, USAID-së, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal,  kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve së institucioneve qëndrore dhe lokale si dhe të organizatave ndërkombëtare, u lansua sot raporti Mozaiku i Kosovës 2015 që është vazhdimësi e raporteve që UNDP-ja i ka filluar në vitin 2003.

Ky raport paraqet pikëpamjet e 6,700 qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve publike dhe performancën e autoriteteve lokale në lidhje me ofrimin e shërbimeve. Duke u bazuar në katër raportet paraprake të publikuara në vitet 2003, 2006, 2009 dhe 2012, ky Mozaik paraqet kontribut të mëtejmë në debatin e rëndësishëm dhe në vazhdimësi lidhur me rolin dhe funksionimin e pushtetit lokal në Kosovë.

Edicioni i këtij viti, I peasti me radhë, paraqet perceptimet dhe opinionet e të anketuarve nga të 38 komunat lidhur me performancën e pushtetit lokal, duke përfshirë nivelin e kënaqshmërisë me furnizimin me ujë, energji elektrike, shërbime emergjente, shëndetësi, arsim, infrastrukturë rrugore, siguri, mbrojtje mjedisore dhe aktivitete kulturore.

Në raport maten nivelet e kënaqshmërisë me performancën e kryetarëve të komunave, kuvendeve komunale dhe administratave komunale. Gjithashtu bëhet edhe krahasimi i rezultateve nga viti 2015 dhe i atyre nga anketat paraprake, për të ofruar një analizë të trendeve në aspektin e kënaqshmërisë së përgjithshme të kosovarëve me shërbimet publike dhe institucionet e pushtetit lokal.

Për herë të parë, Mozaiku i Kosovës 2015 sjell një platformë vizuale për të lehtësuar përdorimin e të dhënave nga anketa, për të rritur angazhimin e qytetarëve në politikë-bërje në nivel lokal dhe për të avancuar llogaridhënien dhe transparencën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)