20 Prill 2024

Shqiptarët në Kroaci, kanë dhënë mbi 80 dëshmorë

Prishtinë, 26 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, priti në takim delegacionin e Republikës së Kroacisë, të cilit i printe Ministri i veteranëve të Kroacisë, Tomo Medved dhe ministri i kulturës, Zlatko Hasanbegoviq, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dyja vendeve.

Kryetari Veseli, gjatë takimit, theksoi se bashkëpunimi duhet të zgjerohet në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera, të krijuara në kohërat e vështira për dy vendet tona, të ngritura nëpërmjet përkushtimit për liri dhe demokraci, janë garanci se marrëdhëniet tona munden dhe duhet të thellohen, posaçërisht në ekonomi dhe në procesin euro-integrues”, theksoi kryetari Veseli, duke i falënderuar për përkrahjen e Kroacisë në këtë proces.

Ministri Medved theksoi kontributin e çmuar të shqiptarëve në Kroaci, duke dhënë mbi 80 dëshmorë, në mesin e të cilëve edhe tre ushtarë, që sot, familjarëve të tyre ua solli dekoratat nga Kroacia, si shenjë respekti të thellë për kontributin e tyre.
Ministri kroat për çështjen e veteranëve e falënderoi Kryetarin Veseli për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se ka mundësi të mira për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, duke i parashtruar kërkesë që të vizitojë Kroacinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)