28 Mars 2024

Deputetët në shtëpi, pagat në konto

Prishtinë, 26 maj - Deputetët e opozitës i kanë bërë gati tre muaj, kur kanë vendosur ta bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës. Por, pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë t’i marrin pagat bazë në vlerë 1488 euro.

Vetëm bojkoti i 31 deputetëve opozitarë Kosovës i ka kushtuar 138 mijë e 384 euro në total. Por, hiç më të mirë nuk janë as deputetët “ngelaqë” të mazhorancës, të cilët regjistrohen për mëditje dhe ikin nga seanca

Kjo nomenklaturë e Kuvendit të Kosovës po dëshmohet se është më e dobëta e të gjitha legjislaturave të pasluftës, me deputetët më të papërgjegjshëm dhe të padëgjueshëm, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Legjislativi i pestë që nga themelimi po ballafaqohet me probleme, fillimisht për shkak të rebelimit të deputetëve opozitarë dhe bojkotimit të tyre, e tash së fundi edhe për mungesë të kuorumit, pasi që vetë deputetët e mazhorancës, si nxënësit “ngelaqë”, vetëm regjistrohen për mëditje, dhe ikin nga Kuvendi.

Deputetët e opozitës tash e tre muaj po e bojkotojnë punën e legjislativit, si shenjë kundërshtimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës.

Por pavarësisht bojkotit, deputetët opozitarë, sikurse edhe ata të koalicionit që mungojnë, vazhdojnë t’i marrin pagat bazë nga Kuvendi i Kosovës të cilat nuk janë edhe të vogla.

Nga përllogaritjet që ka bërë gazeta “Zëri”, del se tri partitë opozitare (LVV, AAK dhe “Nisma”) së bashku kanë 30 deputetë, por punën e Kuvendit po e bojkoton edhe deputeti i pavarur Ilir Deda.

/Zëri/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)