29 Mars 2024

Gërvalla: Grupi i Mustafës, po ia merr frymën LDK-së së Ibrahim Rugovës

Prishtinë, 26 maj - Kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, thotë se LDK-së i duhet një reformë e thellë.

Sipas saj, nëse dështon LDK-ja, atëherë pushtetin mund ta marrin “kriminelët dhe radikalët”.

Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i duhet një reformë e thellë si ajri për të jetuar, ndërsa grupi rreth Isa Mustafës, LDK-së së Ibrahim Rugovës po ia merr frymën pak nga pak.

Kështu ka thënë gjatë një interviste për “Zërin” kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla.

Gërvalla, e cila u nxor zvarrë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së më 20 maj, ka thënë se LDK-ja aktuale dhe njerëzit e dobët të saj kanë frikë dhe prandaj frikësohen nga kokat e pavarura me argumente të forta.

Sipas saj, prej vdekjes së presidentit Rugova, LDK-ja vazhdimisht keqpërdor statutin e saj. Në këtë frymë ajo thotë se edhe vetë kryetari i partisë, Isa Mustafa, është zgjedhur në mënyrë jolegale.

Ndërkohë sa i përket incidentit që ndodhi më 20 maj, Gërvalla thotë se ata persona asnjëherë nuk do të guxonin t’i preknin asnjë fije floku dikujt nga i cili do të llogarisnin reagime të dhunshme.

Ajo më tutje zbulon se pavarësisht tentimit që disa herë të takohet me Kryesinë Qendrore të LDK-së, ata nuk kanë pranuar.

Ndërkohë akuzon rëndë edhe Ismet Beqirin, siç thotë ajo, si një person pa kurriz. /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)