29 Mars 2024

Sot lansohet Mozaiku i Kosovës

Prishtinë, 26 maj - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID), në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)  do të lansojnë raportin Mozaiku i Kosovës 2015.

Ky edicion, i pesti me radhë në serinë që UNDP ka filluar në 2003, paraqet perceptimet dhe opinionet e të anketuarve nga të 38 komunat lidhur me kënaqshmërinë e kosovarëve me shërbimet publike, performancën e kryetarëve të komunave, kuvendeve komunale dhe administratave komunale. 

Për herë të parë, Mozaiku i Kosovës 2015, sjell një platformë vizuale për të lehtësuar përdorimin e të dhënave nga anketa që do të ofrojë një bazë për debat konstruktiv mbi kualitetin e shërbimeve publike dhe vendim-marrje të bazuar në informata.

Në ngjarje do të marrin pjesë Znj. Alessandra Roccasalvo, Zëvëndës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së,  Mike de la Rosa, Zëvendës Drejtor i misionit të USAID-së, Ljubomir Marić, Ministër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,  Naim Ismajli, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, kryetarë të komunave përfshirë Begzad Sinani, kryetar i komunës së Kamenicës dhe Vladeta Kostiq, kryetar i komunës së Graçanicës që do të jenë pjesëmarrës të panelit për diskutime, përfaqësues së institucioneve qëndrore dhe lokale si dhe të organizatave ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)