26 Prill 2024

Qeveria miraton disa projektligje dhe dokumente tjera

Prishtinë, 25 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e 89-të të rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Isa Mustafa, në të cilën ka miratuar projektligje dhe dokumente tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria ka miratuar Projektligjin për Performancën Energjetike në Ndërtesa. Ky Projektligj plotëson obligimet që dalin nga Traktati për Energjinë dhe për Efiçiencën e Energjisë Elektrike. Projektligji plotëson edhe rregullon edhe çështje nga Ligji për Ndërtimin dhe është në përputhje më standardet më të larta evropiane që rregullojnë këtë fushë.

Edhe Projektligji për Ndihmën Shtetërore ka marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Ky Projektligj përcakton parimet dhe procedurat, kushtet e përgjithshme si dhe rregullat për autorizimin, monitorimin dhe revokimin e ndihmës shtetërore, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës. Miratimi i këtij Projektligji është edhe një obligim që del nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe Rregulloren për obligimet materiale, llojet e të mirave materiale, mënyrën e përdorimit dhe kompensimit të tyre. Rregullorja ka për qëllim përcaktimin e obligimeve materiale dhe kompensimin e atyre të dëmtuara, shkatërruara apo të humbura, të dhëna për kryerjen e obligimit material në gjendje të jashtëzakonshme. Ky akt nënligjor derivat nga Ligji për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore në Republikën e Kosovës.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për aprovimin e klasifikimit të vendeve të punës në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Ky klasifikim është përgatitur nga komisioni i përbashkët qeveritar i Ministrisë Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje është aprovuar Propozimi për përzgjedhjen e modelit të përzier për financimin publik të organizatave jo-qeveritare në Republikën e Kosovës. Me këtë synohet krijimi i një kornize transparente për shpërndarjen e fondeve publike për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe OJQ-të,  që është përcaktuar si një nga qëllimet kyçe të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013-2017.

Qeveria ka aprovuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësimet për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM: Pika Kufitare Kapi, Zona Kadastrale Sfircë, Komuna e Kamenicës.

Gjithashtu, është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për themelimin e Komisionit të Ankesave për të Huajt.

Kabineti qeveritar është informuar nga kryeministri Mustafa për takimin e zhvilluar me udhëheqjen e Ferronikelit, me përfaqësues të Agjencionit Kosovar  të Privatizimit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Financave, ku është biseduar lidhur me tejkalimin e gjendjes në Ferronikel.

“Është fjala për një firmë e cila ka një pozitë mjaftë të rëndësishme, që punëson rreth 1 mijë punëtorë dhe për cilët ne si Qeveri jemi të interesuar të japim mbështetje dhe të nxjerrim nga kjo situatë në të cilën është”, tha ndër të tjera kryeministri Mustafa.

Ministri i Administratës Publike ka njoftuar kabinetin edhe për procesin e hartimit të Projektligjet për Pagat për të gjithë përfituesit nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)