29 Mars 2024

Halimi u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të kthehen në Kuvend

Prishtinë, 25 maj - Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Selvije Halimi, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të kthehen në Kuvend.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Halimi ka thënë se deputetët janë të zgjedhur nga qytetarët dhe ata duhet të kontribuojnë në proceset që e presin shtetin.

 “Mund t’ju them se me bojkotimin e punës në Kuvend dhe në komisione parlamentare nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemeve për kauzat të cilat ata i kanë si bazë për të mos ardhur në Kuvend”, ka deklaruar Halimi.

Deputetja Selvije Halimi është e mendimit se një punë e përbashkët do t’i kontribuonte zgjidhjes më të mirë të mundshme të dy kauzave, asociacionit dhe demarkacionit, të cilat është duke i kundërshtuar opozita.

Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për PDK-në dhe liderin e ri. Halimi ka thënë se zgjedhja e Kadri Veselit në krye të partisë u bë përmes një procesi shumë demokratik, duke e respektuar frymën e statutit të PDK-së.

“PDK-ja ka kaluar në një proces shumë normal dhe zgjedhja e z. Veseli është pritur jashtëzakonisht mirë nga strukturat e partisë. Tani pas këtij procesi, pritjet e qytetarëve dhe të anëtarësisë së PDK-së janë se si të forcohet partia edhe më shumë”, ka thënë ajo.

Duke folur për pozitën e gruas në parti politike dhe në institucione, Selvije Halimi thotë se janë krijuar parakushte që gruaja të jetë më aktive dhe të jetë më e avancuar, por që lë hapësirë edhe për shumë.

“Çuditërisht kur vjen në pyetje besimi i gruas për përgjegjësi të larta vendimmarrëse, brenda institucioneve ka një hezitim. Hezitimi nuk është pse nuk i besohet gruas, por aq shumë ka konkurrencë në mes të meshkujve që lë pak hapësirë për të menduar se duhet të jetë edhe një femër diku”, ka thënë ajo, duke shtuar se angazhimi i gruas, duke marrë përgjegjësi të larta në kuadër të institucioneve, i kontribuon shumë edhe shtetit, por edhe subjekteve politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)