26 Prill 2024

Përmbyllet Pilot Projekti Matja e Sundimit të Ligjit në Komuna

Prishtinë, 24 maj - Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse e pilot projektit “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komunat e Kosovës” me fokus në banimin social, projekt ky i cili u sponsorizua nga Akademia Folke Bernadotte (FBA) dhe e implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, përmes organizatës jo-qeveritare FOL.

Paneli i Ceremonisë përmbyllëse u udhëheq nga Andrew Russell, Koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, si dhe nga Richard Sannerholm, Shefi i Programit për Sundim të Ligjit, Akademia Folke Bernadotte (FBA). Në panel ishin prezentë Ramë Hamzaj, Shefi i Divizionit për Banim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MESP), Zj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, Haki Rugova, Kryetar i Komunës së Istogut, Begzad Sinani, Kryetar i Komunës së Kamenicës, dhe Imri Ahmeti, Kryetar i Komunës së Lipjanit.

Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve qëndrore dhe lokale të Kosovës, përfaqësues të ambasadave, zyrtarë juridik nga EULEX-i, si dhe anëtarë të shumtë të organizatave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë. 

Pilot-projekti ka bërë vlerësimin e sundimit të ligjit në administratat publike në lidhje me banimin social në komunat e Kosovës, fillimisht duke zhvilluar një Hartim Formal të strukturës lokale dhe legjislative sipas të dhënave të sakta, si dhe duke përgatitur një vetë-vlerësim të stafit zyrtar në nivel qëndror dhe lokal, si dhe të përdoruesve të banimit social në komunat partnere.

Metoda e vetë-vlerësimit që u përdor për këtë projekt u zhvillua nga FBA-ja në bashkëpunim me UNDP-në. Poashtu, krahas zhvillimit të Hartimit Formal dhe kompletimit të vetë-vlerësimit nga stafi zyrtar dhe përdoruesit, gjatë të cilave banorët e komunave përfituese kanë ndarë dhe diskutuar shqetësimet e tyre në mënyrë transparente dhe demokratike, si dhe përfaqësuesit e komunave hapur shfaqën shqetësimet e tyre me komente dhe rekomandime.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse, partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e institucioneve qëndrore dhe komunale, shfaqën pëlqimin e tyre duke konstatuar se ky projekt u ndihmoi atyre të zbulojnë sfidat që kanë të bëjnë me rregullat e institucioneve të nivelit lokal dhe qëndror, si dhe të identifikojnë sfidat në proceset e tyre administrative për të adresuar nevojat sociale të banorëve të tyre.

ceremonia përmbyllëse e pilot projektit “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komunat e Kosovës” me fokus në banimin social, projekt ky i cili u sponsorizua nga Akademia Folke Bernadotte (FBA) dhe e implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, përmes organizatës jo-qeveritare FOL.

Paneli i Ceremonisë përmbyllëse u udhëheq nga z. Andrew Russell, Koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, si dhe nga z. Richard Sannerholm, Shefi i Programit për Sundim të Ligjit, Akademia Folke Bernadotte (FBA). Në panel ishin prezentë z. Ramë Hamzaj, Shefi i Divizionit për Banim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MESP), Zj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, Z. Haki Rugova, Kryetar i Komunës së Istogut, Z. Begzad Sinani, Kryetar i Komunës së Kamenicës, dhe z. Imri Ahmeti, Kryetar i Komunës së Lipjanit.

Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve qëndrore dhe lokale të Kosovës, përfaqësues të ambasadave, zyrtarë juridik nga EULEX-i, si dhe anëtarë të shumtë të organizatave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë. 

Pilot-projekti ka bërë vlerësimin e sundimit të ligjit në administratat publike në lidhje me banimin social në komunat e Kosovës, fillimisht duke zhvilluar një Hartim Formal të strukturës lokale dhe legjislative sipas të dhënave të sakta, si dhe duke përgatitur një vetë-vlerësim të stafit zyrtar në nivel qëndror dhe lokal, si dhe të përdoruesve të banimit social në komunat partnere.

Metoda e vetë-vlerësimit që u përdor për këtë projekt u zhvillua nga FBA-ja në bashkëpunim me UNDP-në. Poashtu, krahas zhvillimit të Hartimit Formal dhe kompletimit të vetë-vlerësimit nga stafi zyrtar dhe përdoruesit, gjatë të cilave banorët e komunave përfituese kanë ndarë dhe diskutuar shqetësimet e tyre në mënyrë transparente dhe demokratike, si dhe përfaqësuesit e komunave hapur shfaqën shqetësimet e tyre me komente dhe rekomandime.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse, partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e institucioneve qëndrore dhe komunale, shfaqën pëlqimin e tyre duke konstatuar se ky projekt u ndihmoi atyre të zbulojnë sfidat që kanë të bëjnë me rregullat e institucioneve të nivelit lokal dhe qëndror, si dhe të identifikojnë sfidat në proceset e tyre administrative për të adresuar nevojat sociale të banorëve të tyre.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)