19 Prill 2024

Procedohen katër projektligje për miratim

Prishtinë, 24 maj - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, të cilin e kryesoi zonja Jasmina Zhivkoviqi, kryetare e Komisionit u shqyrtuan këto katër projektligje: Projektligji nr. 05/L/050 për kinematografinë, me amendamentet e Komisionit Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport; Projektligji nr. 05/L/077 për Regjistrimin dhe Ofrimin e Shërbimeve dhe Masave për Punësimin e të Papunëve, për Punëdhënësit dhe për Punëkërkuesit me amendamentet e Komisionit Funksional për Punë, Shëndetësi dhe Çështje Sociale; Projektligji nr. 05/L/019 për Aftësimin dhe Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, me amendamentet e Komisionit Funksional për Punë, Shëndetësi dhe Çështje Sociale; si dhe Projektligji nr. 05/L/ 096 për Pengimin e Pastrimit të Parave dhe Luftës Kundër Financimit të Terrorizmit, me amendamentet e Komisionit Funksional për buxhet dhe financa.


Anëtarët e Komisionit pa diskutim e përkrahën procedimin e mëtejmë të katër projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)