23 Prill 2024

Donika Gërvalla nuk ka qenë në listën e të ftuarve

Prishtinë, 23 maj - Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për skenat që kanë ndodhur gjatë mbajtjes së takimit të fundit të Këshillit të Përgjithshëm.

Sa i përket ngjarjes në fjalë, ashtu siç është parë qartësisht edhe në pamjet filmike, zyrtarët e sigurimit vetëm kanë kryer punën e tyre dhe i janë përmbajtur listës së të ftuarve, pa privilegjuar apo diskriminuar askënd.

Zonja Donika Gërvalla-Schwarz nuk ka qenë në listën e të ftuarve dhe për këtë arsye nuk i është lejuar hyrja në mbledhjen e Këshillit, e cila veç kishte filluar akoma pa arritur ajo.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, rikonfirmoi unitetin e plotë veprues dhe mbështetjen e plotë për avancimin e mëtejmë të proceseve edhe sukseseve të njëpasnjëshme që po arrihen në Kosovë, falë kontributit esencial që po jep LDK-ja në kuadër të qeverisjes së vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)