25 Prill 2024

Kryesia e LDK-së e vlerësoi punën e Mustafës

Prishtinë, 6 maj - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe përgatitjet për Konventën e Punës së LDK-së.

Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi Kryesinë e LDK-së për zhvillimet e fundit në vend, për procesin e liberalizimit të vizave, dhe  përkrahjen e madhe dhe thelbësore të Partisë Popullore Evropiane, EPP, në këtë proces. 

Kryesia e LDK-së e vlerësoi punën e kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për realizimin e programit qeverisës.

Kryesia gjithashtu, vendosi që Konventa punuese e LDK-së, të mbahet brenda muajit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)