20 Prill 2024

Veseli: Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyeshme

Prishtinë, 6 maj -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion të gjerë nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme, të kryesuar nga dr. Harald Kindermann, Sekretar gjeneral i Këshillit.

Kryetari Veseli i njoftoi mysafirët nga Gjermania për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, për situatën politike në vend, veçanërisht, pas vendimeve shumë të rëndësishme të institucioneve evropiane për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në UEFA.

Veseli theksoi ndikime pozitive që këto vendime do të kenë për Kosovën dhe qytetarët e saj, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe sa i përket perspektivës evropiane dhe përfaqësimit ndërkombëtar të vendit.

Kreu i Kuvendit potencoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të vazhduar punën në agjendën e euro-atlantike të shtetit, avancimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Kryetari Veseli foli po ashtu, edhe për raportet e shkëlqyeshme që Kosova dhe Gjermania kultivojnë midis tyre.

Përfaqësuesit e Këshillit Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme, nga ana e tyre, u interesuan për situatën aktuale në Kosovë, zhvillimet që shoqëruan jetën parlamentare të Kosovës në muajt e fundit, për procesin e integrimit evropian të saj dhe një varg zhvillimesh të tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)