28 Mars 2024

Mogherini: Kosova po ec drejt integrimeve

Prishtinë, 5 maj - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë së rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave ka përmbushur ëndrrat dhe aspiratat e popullit të Kosovës.

Mogherini ka thënë se tashmë jemi në prag të festimit të Ditës së Evropës, 9 Majit. “Ne këtu sot festojmë lirinë e lëvizjes dhe jo muret me gjemba. Kjo është Evropa”, ka deklaruar Mogherini. Ajo ka uruar edhe Kosovën edhe për anëtarësim në UEFA.

Kurse Komisioneri për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos, ka theksuar se Liberalizimi i vizave do të ndikojë që qytetarët të kenë kontakte.

Kurse  kryeministri Isa Mustafa, ka shprehur mirënjohje për Bashkimin Evropian për përkrahjen e Kosovë.

Këto komente Mogherini, Avramopulos dhe Mustafa, i bën në një konferencë sot në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)