20 Prill 2024

Të burgosurit politikë po trajtohen në mënyrë institucionale

Prishtinë, 5 maj -  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, të kryesuar nga Meriman Braha.

Presidenti Thaçi shprehu konsideratë të lartë për kontributin e ish të burgosurve politikë, të cilët, si rezultat i angazhimit për lirinë dhe pavarësinë e vendit, me vite të tëra kaluan në burgjet jugosllave.

“Kjo kategori e dëshmuar e shoqërisë po trajtohet në mënyrë institucionale dhe kompensimi për ditët e kaluara në burg është një shenjë e kujdesit shtetëror për ata dhe familjet e tyre”, theksoi presidenti Thaçi.

Në emër të delegacionit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Meriman Braha uroi presidentin Thaçi për marrjen e detyrës së kreut të vendit dhe e falënderoi atë për kujdesin institucional.

Në këtë takim u diskutua edhe për gjetjen e një zgjidhjeje për funksionimin sa më të mirë të kësaj shoqate në kryerjen e aktiviteteve të saj, si dhe për mundësinë që, brenda kompetencave ligjore, presidenti të dekorojë disa figura të shquara nga radhët e ish të burgosurve politikë të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)