26 Prill 2024

Gjosha uron për liberalizim të vizave

Prishtinë, 4 maj – Ministrja e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë,  Klajda Gjosha, ka uruar ministrin e integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, përmes një thirrje telefonike për rekomandimin e Komisionit Evropian për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës. 

Ajo ka theksuar se Shqipëria i është gëzuar këtij vendimi që i hapë rrugën qytetarëve të Kosovës të lëvizin pa viza në zonën Schengen, dhe e ka përgëzuar Ministrin për punën e bërë në zbatimin e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave dhe përmbushjes së kritereve.  Ministri Çollaku ka falënderuar përzemërsisht  Ministren  e Integrimit Evropian Klajda Gjosha për urimin dhe i ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ministri Çollaku ka shprehur përkushtimin  e Qeverisë edhe në  pjesën përfundimtare të vendimmarrjes nga ana e institucioneve të BE-së dhe bindjen e thellë që edhe Kosova do t’i bashkëngjitet Shqipërisë dhe rajonit së shpejti edhe në këtë drejtim. Ministri Çollaku ka shprehur bindjen e tij të thellë që “qytetarët e Republikës së Kosovës gjithashtu do të gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza si të gjithë qytetarët e rajonit”. Ministri po ashtu ka thënë se mirëpret bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë edhe në fusha të tjera të reformave evropiane në mënyrë që të avancohet ecja e përbashkët drejt qëllimit të anëtarësimit në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)