18 Prill 2024

Kosova ka nevojë për reformë demokratike

Prishtinë, 3 maj - Politologu Ramush Tahiri ka thënë se duhet të hapet dialog i brendshëm për gjetjen e zgjidhjeve në vend.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se kriza politike në Kosovë po ashpërohet dhe dallimet sociale.

‘Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt në kahun: një qytetar, një votë (jo pesë si është tash), të bëhen më shumë zona zgjedhore (jo një sa ishte deri tash në të gjitha zgjedhjet)”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shtuar se edhe presidenti i vendit duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga populli.

Duke folur për koalicionin PDK-LDK, Tahiri ka thënë se koalicionet e mëdha e mbysin demokracinë, por mund të jenë më efektive në marrjen e vendimeve madhore.

Tahiri ka vlerësuar se në Kosovë nuk ka profilizim të partive politike dhe kjo e humb kuptimin e garës politike.

Politologu Tahiri mendon se shteti i Kosovës nuk mund të ketë subjektivitet të plotë e as sovranitet pa e përmbyllur mandatin e misioneve ndërkombëtare në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)