27 Prill 2024

Lansohet raporti “Indikatorët e Medias”

Prishtinë, 3 maj - Kosovo 2.0, Çohu dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, organizojnë konferencën me rastin e lansimit të raportit “Indikatorët e Medias” e cila do të mbahet sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit në sallën e konferencave në Orion, Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është të pasqyrohet gjendja e medias në Kosovë bazuar në 27 tregues të Këshillit të Europës, “Indikatorët për media në demokraci.”

Analiza u kategorizua në tri sektorë, të cilët mbulojnë të gjitha fushat e studimit për të mbledhur informata të rëndësishme mbi perceptimin e gazetarëve dhe lirisë së mediave:

·  Liria e shprehjes dhe informacionit

·  Korniza legjislative dhe rregullative

·  Pavarësia, siguria dhe transparenca.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)