19 Prill 2024

Kryeministri Mustafa në vizitë zyrtare në Hungari

Prishtinë, 2 maj - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të qëndroj sot në Budapest, me ç’rast pritet të takoj homologun e tij hungarez Viktor Orban.

Vizitën në Budapest, kryeministri Mustafa e ka konfirmuar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Me kryeministrin Orban do të bisedojmë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset euro-integruese”, ka shkruar Mustafa.

Sipas kryeministrit të Kosovës, ky do të jetë një vit i veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën. Në radhë të parë, ai ka përmendur fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe liberalizimin e vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)