25 Prill 2024

Procesi për liberalizimin e vizave është duke i numëruar orët

Prishtinë, 2 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi për liberalizimin e vizave nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, \"por mund të them se është duke i numëruar orët\".

\"Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli, prandaj dua të potencoj se procesi për liberalizmin e vizave për Kosovën tashmë nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët dhe ky është një lajm i mirë dhe histori e re për Kosovën\", është shprehur Thaçi.

Presidenti Thaçi këtë deklarim e ka bërë pas një takimi që ka pasur me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)