19 Prill 2024

Së shpejti Kosova merr liberalizimin e vizave

Prishtinë, 1 maj - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaurar se presim që në ditët e ardhshme Kosova të marrë rekomandimin për datën se kur qytetarët tanë do të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

\"Kosova ka kryer të gjitha obligimet e veta për implementimin e kritereve demokratike. Liberalizimi i vizave është një e arritur e vonuar, por vonesa nuk e zvogëlon atë, sepse për shtetin dhe qytetarët e Kosovës përbën një të arritur historike. Kufijtë evropianë do të jenë gjithnjë të hapur për fëmijët tanë. Ata do ta shijojnë lëvizjen e lirë, do t’i takojnë bashkëmoshatarët evropianë, do të krijojnë lidhje të reja të miqësisë dhe do t’i forcojnë edhe më shumë lidhjet me familjarët e tyre në diasporë”, ka shkruar presidenti Thaçi në faqen e vet zyrtare në “Facebook”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)