19 Prill 2024

Qeveria bashkëpunon fshehtas me UNMIK-un

Prishtinë, 29 prill - Misioni i OKB-së nuk ia njeh shtetësinë Kosovës. Disa herë autoritetet vendore kanë kërkuar largimin e tij. Kanë folur edhe për reduktim bashkëpunimi, shkruan sot Koha Ditore.

Por bashkëpunimi është duke u vazhduar, vetëm se ekzekutivi e mban fshehtë atë. Vetëm gjatë shkurtit, tre ministra janë takuar me shefin e UNMIK-ut.

Ndërkaq, pas një muaji, MPJ-ja ka në plan ta organizojë një konferencë ndërkombëtare, e në të cilën pritet të participojë edhe ky mision i OKB-së.

Njohës të së drejtës ndërkombëtare kanë thënë se institucionet duhet ta trajtojnë UNMIK-un si “elefantin në dhomë”, i cili as mund të largohet, as mund të vritet.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)