16 Prill 2024

Veseli mirpret dorëheqjen e Azem Sylës

Prishtinë, 28 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pershëndetur dhe përgëzuar deputetin e Kuvendit të Republikës Kosovës, Azem Syla, siç thotë ai për aktin fisnik të dhënies së dorëheqjes prej mandatit të deputetit për t\'i hapur plotësisht rrugën organeve të drejtësisë në procesin e zbardhjes dhe trajtimit të çështjes së hapur ndaj tij.

\"Me këtë veprim ai po vendos një precedent të ri të qytetarisë dhe përgjegjësisë publike që duhet të shërbejë si standard dhe model për të gjithë ata që gjenden në rrethana të ngjashme. Prandaj, unë inkurajoj të tjerët aktorë politikë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, që gjenden para akuzave apo kanë çështje të tilla të hapura me drejtësinë, që të ndjekin rrugën e njëjtë dhe të tërhiqen nga detyrat e rëndësishme që kanë në mënyrë që ta lënë drejtësinë sa më të lirë në përmbushjen e detyrës së vet\", ka shkruar Veseli në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)