23 Prill 2024

Weber: Perëndimi ka gabuar me Kosovën

Prishtinë, 14 shkurt - Kosovës i duhet ndryshim thelbësor socio-politik për ta kthyer besimin e qytetarëve në shtet dhe në institucione. Kështu ka thënë analisti politik pranë Këshillit Politik të Demokratizimit, Bodo Weber.

Të njëjtën kohë, sipas tij, përkrahësit perëndimorë të Kosovës duhet të ndryshojnë strategji dhe për Kosovën të zhvillojnë dialog i cili çon drejt sovranitetit të plotë, duke integruar përfundimisht serbët brenda sistemit të Kosovës.

Duke komentuar për krizën aktuale politike, Weber ka theksuar se antagonizmat e krijuar ndërmjet akterëve politikë, vështirë se do të mund të tejkalohen nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme.

I pyetur se si e sheh rrugëtimin e Kosovës tetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, cilat janë arritjet dhe cilat dështimet e shtetit, tetë vjet pas pavarësimit, Weber thotë se në vend të hartimit të një liste me arritjet dhe dështimet, më lejoni të kujtoj se si Kosova fitoi pavarësinë. \"Ajo erdhi pas Planit B të Perëndimit në fund të përpjekjeve të dështuara për të arritur marrëveshje me Serbinë dhe Rusinë në kuadër të OKB-së, mbi statusin final të Kosovës\".

\"Arsyeja kryesore e cila bindi një pjesë të madhe të Perëndimit ishte se, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç asaj e cila përjashtonte Serbinë dhe aleatët e saj nga vendimmarrja, e cila këmbëngulte për integrimin e Kosovës si një territor në kuadër të shtetit serb.

Kështu, Kosova fitoi pavarësinë në një mënyrë të pazakontë - nëpërmjet bashkëpunimit me një koalicion të shteteve perëndimore, të cilat ishin të gatshme, duke bërë pjesë të Kushtetutës së Kosovës Planin Ahtisari.\", tha ai në intervistën për Koha Ditore.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)