28 Mars 2024

Haradinaj: Ne do të festojmë duke protestuar e ata duke mashtruar

Prishtinë, 13 shkurt - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në tubimet me struktura dhe aktivistë në Ferizaj dhe në Gjilan, ka përsëritur domosdonë e kundërshtimit qytetar të qeverisjes së keqe në vend.

Ai ka thënë se dallimi në këtë 17 Shkurt, është se opozita feston duke protestuar, ndërkaq qeveria feston duke mashtruar.

\"Ne jemi të vetëdijshëm për sakrificën e brezave deri te pavarësia e Kosovës, por sot nuk jemi mirë dhe sa herë nuk kemi qenë mirë, ne kemi ditur t’i themi jo një gjendjeje te keqe.\"

\"Ne sot jemi të zhgenjyer për mungesën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies ndaj shkeljes së Kushtetutës dhe keqqeverisjes.\"

\"Ne sot jemi të pakënaqur me degradimin e vazhdueshëm të shtetit, ndërkaq qeveria po mundohet të fshihet pas dështimeve të mëdha dhe humbjes së kredibilitetit institucional edhe në ditën e pavarësisë, duke kërkuar prej nesh që të mos e prishim imazhin e shtetit në ditë feste\", theksoi Haradinaj.

Por imazhi i shtetit sipas tij nuk prishet, pse qytetarët e vendit e ngrisin zërin kundër shkeljes së kushtetutës, kundër rrezikimit të sovranitetit e të integritetit, kundër krimit e korrupsionit; me një fjalë kundër degradimit të skajshëm, që kjo qeveri po i  bën shtetit.

\"Me këtë protestë, qytetare e paqësore,  ne vetëm po i ndihmojmë imazhit të shtetit, duke e dërguar mesazhin e një shoqërie dinamike dhe të përgjegjshme, e cila din t’i thotë të mirës PO e të keqës JO\", pohoi Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)