27 Prill 2024

Opozita: Karriera politike e Thaçit në dorën e LDK-së

Prishtinë, 13 shkurt - Opozita nuk është duke e parë veten si faktorin kryesor që mund t’ia ndalë Hashim Thaçit rrugën për t’u ngjitur në majë të pushtetit. Faktor e sheh Lidhjen Demokratike, me të cilën partia e Thaçit është në partneritet qeverisës.

Megjithëkëtë, në subjektin kryesor opozitar, Lëvizjen Vetëvendosje, kanë paralajmëruar se zgjedhjen e mundshme të Thaçit edhe mund ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë subjekt politik kanë theksuar se fillimisht do të bëjnë çmos që të mos e lejojnë votimin për president, të personit që e shohin si më të urryerin dhe më të kriminalizuarin në vend.

“Konsiderojmë që Kosova do të dëmtohet shumë, nëse në krye të saj zgjidhet përgjegjësi kryesor për degradimin total të shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Frashër Krasniqi, zëdhënës i LVV-së.

“Nëse do të ketë hapësirë për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, do ta provojmë edhe këtë”, tha ai, shkruan Koha Ditore.

Pushteti është në fazë finale përgatitore për seancën plenare, në të cilën ka për synim ta zgjedhë Thaçin në krye të shtetit.

Seanca është paraparë të organizohet brenda pak ditësh, por burime të gazetës kanë theksuar të premten se ndërkombëtarët kanë kërkuar që kjo të mos bëhet para 17 shkurtit, kur është përvjetori i tetë i Pavarësisë, e në të cilën datë opozita ka planifikuar të protestojë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)