24 Prill 2024

Opozita vazhdon mobilizimin për protesten e 17 shkurtit

Prishtinë, 13 shkurt - Paritë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, sot mbajnë tubim me qytetarë në Prishtinë, ku do të diskutohet mbi situatën politike në Kosovë.

Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Jakup Krasniqi do të flasin me aktivistët e subjekteve opozitare në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Opozita me këto tubime po bën mobilizimin e qytetarëve për të protestuar me 17 shkurt duke filluar nga ora 14:00.

Pikërisht dita e pavarësisë së Kosovës do të jetë dita kur opozita do të mbledh qytetarët për të kundërshtuar marrëveshjet e qeverisë.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se qeveria do të ketë kohë që deri me 17 shkurt të reflektoj dhe të zbrapset.

“Qeveria e Kosovës do të ketë kohë që deri më 17 shkurt të reflektoj përndryshe qytetarët do të mblidhen sërish për të reaguar s e janë kundër kësaj qeverie dhe kundër këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Ymeri.

Ndërkohë që edhe Ramush Haradinaj ka shtuar se 17 shkurti është datë të cilën opozita e ka zgjedhur për këto arsye.

“17 shkurti është datë e rëndësishme pasi që para 8 viteve këtu ishim mbledhur për shtet me sovranitet ndërsa tani do të mblidhemi për ta mbrojtur këtë republikë dhe këtë shtet”, ka thënë Haradinaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)