25 Prill 2024

Bajrami: Zgjedhja e Presidentit ruan stabilitetin e vendit

Prishtinë, 13 shkurt - Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka thënë se opozita nuk ka të drejtë të thotë se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli sepse vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë opsion kur është shtruar si alternativë me rastin e reformës kushtetuese.

Bajrami për ‘Epokën e Re’ ka deklaruar se duhet të kuptohet nga të gjithë, edhe nga ata që e kundërshtojnë kandidaturën e Thaçit për President, se për momentin Republika e Kosovës nuk ka zgjidhje më të mirë sesa ky personalitet. Ai ka bërë me dije se nuk mund të bllokohet procesi i zgjedhjes së Presidentit sepse i bëhet bllokadë shtetit. Bajrami ka theksuar se koalicioni qeverisës nuk do t’i ketë problem numrat për zgjedhjen e Presidentit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)