16 Prill 2024

Haradinaj: Presidenti i Kosovës duhet të zgjedhet nga populli

Prishtinë, 12 shkurt - Lëvizja FOL sot ka zhvilluar diskutimin e radhës në kuadër të Forumit FOL Hapur, ku i ftuar ishte Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL tha se po hapim sezonin e ri të Forumit FOL Hapur ku i ftuari i parë  për këtë vit është lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zogaj tha se temat e këtij diskutimi janë: Reflektimet mbi procesin e dialogut të inicuar nga Presidentja; reagimi opozitar si dhe zgjedhjet si zgjidhje të krizës.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se në takimin me presidenten Jahjaga nuk ka gjetur gatishmërinë e reflektimit për kërkesat e tyre nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet nga populli.

“Propozimi im që mu zgjedh Presidenti direkt, është një mes. Unë nuk kam thanë që Thaçi nuk ka të drejtë të kandidojë."

"Por në një vend që është në krizë, me u zgjedh president p.sh në një sallë alternative, ai vetëm sa po e thellon krizën”,tha Haradinaj.

 Sipas tij, opozita nuk ka luftuar për zgjedhje, po ato janë zgjidhja e vetme dhe bëri të ditur se nuk është i gatshëm të kthehet në një takim të tillë jo frytdhënës.

Haradinaj tha se “Nëse Thaçi zgjedhet president në një sallë alternative, pasojat dhe kundërshtimi do të jenë më të mëdha".

Sipas tij, kur ka filluar ky kundërshtim i opozitës ata kanë parën vetëm dy 'maja' Asociacionin dhe Demarkacionin. Në ndërkohë kërkesat e opozitës si dhe të qytetarëve janë rritur.

Opozita sipas Haradinajt është e irrituar me arrogancën e pushtetit.

"Jo vetëm opozita por edhe shoqëria civile po lyp zgjidhjen e krizës e jo thellimin e krizës. Përvjetori i pavarësisë ka dy pamje."

"Mirënjohja për ata që bënë për këtë vend, pastaj protesta e atyre që janë të shqetësuar. E mërkura që vjen ka me pas shumë njerëz. Protesta është paqësore dhe do të jetë ashtu. Numri i madh i njerëzve do të flasin”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)