27 Prill 2024

Jahjaga prit një delegacion me përfaqësues të Komunitetit Ashkal

Prishtinë, 10 Shkurt - Presidentja e Republikës se Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion me përfaqësues të Komunitetit Ashkali, i cili udhëhiqej nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, në prag të 15 shkurtit, Ditës së këtij komuniteti.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi zotin Ademi dhe anëtarët e tjerë të këtij delegacioni për punën dhe angazhimin e tyre konkret në përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës për të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Kosovë.

Deputeti Danush Ademi e falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar këtij komuniteti në realizimin e plotë të të gjitha të drejtave të tyre të garantuara me kushtetutën e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)