25 Prill 2024

Irlanda përkrahë anëtarësimin e Kosovës në BE

Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim Shkëlqesinë e Tij ambasadorin e Republikës së Irlandës jorezident në Republikën e Kosovës, Pat Kelly.

Zëvendëskryeminstri Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadorit Kelly, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës për Kosovën. 

“Irlanda është shembull se si vendet përfitojnë anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, u shpreh Thaçi. “Kemi bashkëpunim të shkëlqyer ndërshtetëror, të cilin synojmë ta zgjerojmë edhe në diplomaci, ekonomik dhe arsim”, tha ai.

Ndërkaq, Shkëlqesia e tij ambadori i Republikës së Irlandës në Kosovë, Pat Kelly vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Irlandës dhe Kosovës. Kelly tha se Irlanda ka përfituar shumë nga anëtarësimi ne BE dhe se shteti irlandez është i gatshëm të ndaj me Kosovën përvojë dhe mësimet nga ky proces, gjersa shtoi se Irlanda mbështet fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt familjes së madhe evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)