29 Mars 2024

Irlanda ofron mbështetje të plotë për Kosovën

Prishtinë, 10 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, Patrick Kelly, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet shumë të mira në mes të dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit, në veçanti atë ndërparlamentar.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka diskutuar me ambasadorin Kelly për marrëdhëniet shumë të mira në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Irlandës, duke theksuar se prioritetet e vendit tonë janë të lidhura me procesin e integrimeve euro-atlantike dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Këto aspekte, shtoi kryetari Veseli, lidhen me mbështetjen e Irlandës për Kosovën në të gjitha fazat e zhvillimit të shtetformimit dhe shtetndërtimit, duke vënë në pah mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, në fushën e arsimit dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Ambsadori Kelly theksoi se Irlanda ofron mbështetje të plotë për Kosovën në procesin euro-integrues, bashkëpunimin ndërparlamentar dhe përkrahjen në fushën e arsimit, me përvojën e dëshmuar si shumë e suksesshme, të ndërmarrë më herët në këtë vend.

Kryetari Veseli theksoi rëndësinë e përkrahjes së Irlandës gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian, gjatë së cilës janë hapur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe nevojën për vazhdimin e kësaj përkrahjeje edhe në fazat e ardhshme të rëndësishme për rrugëtimin evropian të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)