19 Prill 2024

Daci i zhgënjyer me sjelljen e pozitës dhe opozitës

Prishtinë, 10 shkurt - Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka kundërshtuar pozicionet ekstreme të pozitës dhe opozitës ndaj krizës aktuale politike në vend.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se palët duhet të lëvizin nga këto pozicione, të ulen dhe të bisedojnë për gjetjen e një zgjidhje.

“Nuk ka çelës më të mirë se këtë që po ua propozoj liderëve aktual, të pinë kafe bashkë, nuk është e thënë para kamerave”, ka thënë Daci.

Ai ka deklaruar se është i zhgënjyer me sjelljen e pozitës dhe opozitës.

Sipas tij, pozita dhe opozita po e çojnë vendin në drejtim shumë të gabuar.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës në bazë të marrëveshjeve ka të drejtë dhe mund ta zgjedhë presidentin, qoftë edhe në sallën e improvizuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)