29 Mars 2024

Delawie: Shërbyesit civilë janë kyç për progresin e një vendi

Prishtinë, 9 shkurt - Ambasadori i Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka deklaruar shërbyesit civilë të dedikuar, të motivuar dhe të aftë për punë janë kyç për progresin dhe prosperitetin e një vendi.

\"Kjo është arsyeja pse trajnimet për politikat publike dhe për lidership janë kaq të rëndësishme. Është një investim në rritjen tuaj personale dhe profesionale, dhe reflekton potencialin tuaj për lidership në karrierën tuaj. Përkushtimi dhe puna juaj do të shpërblehet me forcim të Kosovës, dhe do të prodhoj një ndryshim pozitiv për të gjithë qytetarët” tha ambasadori\", ka theksuar ai në ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve në trajnimin nga fusha e zhvillimit të politikave publike, në kuadër të programit të USAID-it dhe AUK-ut , Lidershipi Transformues (Transformational Leadership).

Kurse Kryeministri Mustafa vlerësoi rolin e USAID-it dhe të Universitetit Amerikan në  programin e lidershipit transformues, duke theksuar nevojën për përgatitje të kuadrit.

“Unë e vlerësoj lartë rolin e USAID-it dhe të Universitetit Amerikan në këtë program të lidershipit transformues, ose të lidershipit të ndryshimeve, sepse neve na nevojitet që të trajnojmë, të përgatisim kuadrin tonë që të aplikoj në lidershipin bashkëkohor në suaza të lidershpit strategjik për të bërë ndryshime të domosdoshme, për të aftësuar liderët në marrjen e vendimeve të tyre, që këto vendime të jenë efiçiente, që vendimet të merren me mundin më të vogël, por të kenë efikasitet dhe efiçiencë më të lartë, që të jemi të gatshëm të marrim riskun me rastin e marrjes së vendimeve, dhe po ashtu që autoriteti ynë të mos jetë ai që ne vlerësojmë për vetveten, por të jetë autoriteti për të cilin kemi percepcionin dhe perceptimin e vartësve tanë dhe të atyre që ne punojmë. Ne kemi reflektuar në programin qeverisës në nevojën që të kemi një lidership i cili është transformues, është efikas, në programin e reformave ekonomike, dhe në strategjinë kombëtare të zhvillimit. Janë këto tre fusha për të cilat domosdoshmërisht ne vlerësojmë lartë këtë punë që është bërë në Universitetin Amerikan, përkrahja që është dhënë nga USAID-i, dhe presim rezultate konkrete të cilat do të rrisin efikasitetin tonë në lidershipin dhe po ashtu komunikimin tonë me vartësitë, përkatësisht pasuesit e liderëve në realizimin e objektivave tona. Unë ju uroj shumë suksese dhe ju falënderoj edhe njëherë për punën që e keni bërë”, tha kryeministri Mustafa.

Presidenti i Universitetit Amerikan në Kosovë, Winfred Thompson, ka falënderuar kryeministrin Mustafa dhe USAID-in që i dhanë mundësi këtij institucioni të bëhet pjesë e këtij projekti të rëndësishëm.

“Suksesi në arritjen e qëllimeve, nuk kërkon vetëm angazhim, por edhe edukim, trajnime, dhe vazhdimësi të përpjekjeve për tu përmirësuar, për të përmirësuar integritetin dhe efikasitetin e punës së shërbimeve publike.

 Ne po ashtu e konsiderojmë pjesë të rëndësishme të misionit tonë kontributin për të mirën e përgjithshme të publikut, përmes pjesëmarrjes, dhe projekteve të tilla, që është bashkëpunim mes Qeverisë, USAID-it dhe neve” ka theksuar ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)