28 Mars 2024

Hoxhaj e Fule diskutojnë për sfidat e Kosovës

Prishtinë 9 shkurt -  Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot ish-komisionarin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule.

Ai ka shkruar në profilin e vet në “Faceook” se pati kënaqësinë ta takojë në Prishtinë mikun dhe ish-komisionarin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule, tani në një funksion të ri, atë të përfaqësuesit të Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor.


“Diskutuam për sfidat e Kosovës dhe BE-së në muajt e vitet që po vijnë, e veçmas rëndësinë e liberalizimit të vizave për kosovarët si një nga parakushtet drejt integrimit të Kosovës në familjen evropiane”, ka shkruar Hoxhaj, duke shtuar se Çekia mbetet një mbështetëse e pa rezervë për këtë proces. “E falënderova për rolin e tij vendimtar në hapjen dhe mbylljen e negociatave të Kosovës me BE-në për MSA-në”, ka thënë Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)