25 Prill 2024

Zgjidhja s’mund të gjendet në një takim

Prishtinë, 8 shkurt -  Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogari, ka dalë me një deklaratë zyrtare për takimin që presidentja Atifete Jahjaga e ka mbajtur të hënën me liderët e partive më të mëdha politike në vend.

Ai ka thënë se zgjidhje për dallime të tilla komplekse politike nuk mund të gjenden në një takim të vetëm. “BE-ja lavdëron presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën, dhe liderët e partive politike, të cilët erdhën së bashku sot për të filluar kërkimin për një zgjidhje të krizës aktuale politike”, ka thënë ai.

Sipas tij, është e rëndësishme që liderët të vazhdojnë të operojnë në mënyrë evropiane për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut dhe kompromisit.

Zhbogari ka deklaruar se stabiliteti politik është një parakusht për zhvillimin ekonomik, liberalizimin e vizave, procesin e normalizimit, si dhe zbatimin e reformave evropiane dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

“Ne inkurajojmë presidenten dhe liderët politikë që t’i vazhdojnë bisedimet deri sa të gjendet një zgjidhje, një zgjidhje e Kosovës që do të punojnë për popullin e Kosovës. BE-ja është e gatshme për ta mbështetur këtë proces”, ka thënë Zhbogari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)