24 Prill 2024

KQZ pezullon katërmbëdhjetë parti politike

Prishtinë, 8 shkurt - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, znj. Valdete Daka.
Në pikën e parë të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për pezullimin e katërmbëdhjetë (14) partive politike.

Këto parti politike nuk kanë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike – Formularin për të dhënat e ndyrshuara vjetore në përputhshmëri me nenin 11 të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.

Afati i fundit për dorëzimin e ndryshimeve  vjetore ka qenë 31 janari i vitit 2016. Lista e Partive Politike të pezulluara është si në vijim:
\']
 
NR.    AKRONIMI    EMRI I PARTISË POLITIKE      
1    NCPK    NARODNA CRNOGORSKA PARTIJA KOSOVA      
2    PGJK    PARTIA E TË GJELBËRVE TË KOSOVËS      
3    PLK    PARTIA LIBERALE E KOSOVËS      
4    PSHDK    PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS      
5    SD    SOCIJALDEMOKRATIJA      
6    NPK    NOVA PARTIJA KOSOVA      
7    DSK    DEMOKRACIA SOCIALE E KOSOVËS      
8    LRD    LËVIZJA E RE DEMOKRISTIANE      
9    FDBK    FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR      
10    LISBA    LËVIZJA ISALME BASHKOHU      
11    SNPK    SRPSKA NARODNA PARTIJA KOSOVA      
12    REK    REPUBLIKANËT E KOSOVËS      
13    JGP    JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA      
14    PB    PARTIA E BALLIT     


Në bazë të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike, partitë politike të pezulluara (sipas listës së mësipërme) kanë të drejtë që brenda 24 orëve të ushtrojnë ankesë kundër Vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Po ashtu, këto parti politike kanë afat të shtuar prej 20 ditësh për të dorëzuar të dhënat e ndryshuara vjetore.

Në vazhdim të mbledhjes, në përgjigje të Presidentes të Republikës së Kosovës për të rekomanduar kandidatin e radhës që pason në listën e subjektit politik “Koalicioni PDK-PD-LB-PSHDK-PK”, për zëvëndësimin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ceritifikuar në Zgjedhjet e 8 qershorit 2014, KQZ-ja i Rekomandon Presidetit të Republikës së Kosovës që:

-    Z. Bislim Zogaj, kandidat i subjektit politik “Koalicioni PDK-PD-LB-PSHDK-PD” të zëvëndësojë z. Rrustem Mustafa, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)