23 Prill 2024

Pse Veseli e lëshoi takimin e Jahjagës

Prishtinë, 8 shkurt -  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ishte i ftuar në takimin e sotëm të thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga me liderët politikë, është dashur ta lëshojë këtë takim, pasi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dashur të largohet kur e ka parë se edhe Veseli do të jetë pjesë e takimit.

Haradinaj ka kushtëzuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim me largimin e kryeparlamentarit Veseli nga kjo tryezë.
Burime të “Epokës së re” kanë bërë me dije se Veseli kur e pa situatën, ai qetësisht e ka lëshuar takimin për të mos dështuar përpjekja e presidentes për zgjidhjen e krizës politike.

“Ai u largua qetësisht, vetëm që mos të dështoi përpjekja për të gjetur një zgjidhje rreth krizës politike që është krijuar”, ka thënë ky burim për “Epokën e re” në kushte anonimiteti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)