29 Mars 2024

Degën e LDK-së në Zvicër nuk e perfaqëson Shefqet Dibrani

Prishtinë, 7 shkurt  - Lidhja Demokratike e Kosovës sqaron se deklaratat, të publikuara në mediat elektronike kinse në emer të nëndegëve dhe degeve të LDK-së për zgjedhjen e Presidentit të vendit, nuk shprehin qendrimet e LDK-së.

Degën e LDK-së në Zvicër nuk e perfaqëson Shefqet Dibrani, dhe i njejti nuk perfaqëson asgjë për LDK-në, për traditën dhe kulturën e partisë. LDK-ja fton publikun dhe simpatizantët e saj që të mos humbin kohë me deklarata dhe komunikata të pa autorizuara dhe dashakeqke të z. Dibrani.

Deputetet e LDK-së përfaqesojnë nje parti institucionaliste dhe shteteformuese, i kane të qarta rrethanat në të cilat ndodhet vendi dhe jane të pergjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për veprimet e tyre, dhe për pasojat e ketyre veprimeve.

Ata që merren dhe shkruajne letra, do të ishte më mire që nje herë në jetën e tyre të punojnë e të jetojnë nga puna dhe djersa e tyre dhe jo të jetojne me ndihmat e taksapaguesve të atyre vendeve e të djerrin kohën duke prodhuar patriotë e tradhtarë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)