29 Mars 2024

AAK: Krizën politike që e shkaktoi qeveria, nuk mund ta zgjidhë policia

Prishtinë, 30 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se përpjkejet e pushtetit për të vazhduar me çdo kusht seancat plenare, dhe pushtimi i Kuvendit me forca speciale të policisë, janë shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare dhe vendosje e një sitemi policor.

Kriza politike në vend sipas AAK-së është shkaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo nuk mund të zgjidhet me polici e as me masa represive, por vetëm me mjete politike.

\"Përjashtimi i opozitës nga Kuvendi, burgosja në masë e depuetëve, dhunimi i tyre nga policia, invadimi dhe demolimi i zyrave të partive opozitare, e masa të tjera të ngjashme, janë të papara për botën demokratike dhe këto nuk do të mund të kalojnë pa u ndëshkuar.\"

\"Pushteti e ka humbur rrugën dhe po e çon vendin në diktaturë. Po shihet se ky pushtet nuk mund të mbahet ndryshe përpos me polici, por ai do të përfundojë me turp\", theksoj AAK.

Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë as sot e asnjëherë nga kauza e saj e drejtë, pavarësisht dhunës së tmerrshme që po bëhët kundër saj.

Ne si AAK dhe pjesë e Opozitës së Bashkuar, ftojmë botën demokratike, shtetet mike të Kosovës, shoqërinë civile, opinionin publik, intelektualët e Kosovës dhe të gjithë ata që e duan një Kosovë unitare, që të vihen në mbrojtje të saj dhe kundër këtij pushteti policor!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)