19 Prill 2024

Protestë paqësore, përshkallëzimi ishte i panevojshëm!

Prishtinë, 30 nëntor - Monitorues të KMDLNj –së e monitoruan protestën e organizuar nga opozita e bashkuar me datë 28.11.2015 në Prishtinë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Vlerësimi i KMDLNj –së është se në protestë kanë qenë 10 – 13.000 protestues të cilët kanë manifestuar protestën e tyre në mënyrë krejtësisht paqësore në kundërshtim të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel përkatësisht të marrëveshjesve për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe formimin e komunave me shumicë serbe ( Bashkësia e komunave serbe) që sipas opozitës e veshë këtë Bashkësi të komunave serbe me pushtet të tretë dhe e shndërron në pushtet ekzekutiv kurse me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, gjithnjë sipas opozitës dhe disa ekspertëve, Kosova humbë mijëra hektarë sipërfaqe.

Sipas KMDLNj –së mobilizimi për këtë manifestim – protestë ishte shumë i theksuar, edhe te Policia e Kosovës, ashtu edhe te protestuesit .

Opozita e bashkuar publikisht premtoi se kjo protestë do të jetë krejtësisht paqësore sikur që edhe ndodhi sepse nuk u shënua asnjë incident gjatë kohëzgjatjes së manifestimit – protestës e cila qetësisht filloi të shpërndahej pas fjalimeve të udhëheqësve të partive opozitare, Visa Imerit nga VV, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma. Situata u tensionua pas fjalimit të pa – paralajmëuar të Albin Kurtit ndaj të cilit ishte një fletëarrest dhe Policia e Kosovës ishte në kërkim për arrestimin e tij duke deklaruar se ai do të arrestohej në çastin kur do të lokalizohej vendndodhja e tij. Sikur që ishte edhe një fletëarrest edhe për deputetët Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Sipas KMDLNj –së ishte një mobilizim i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës të cilët kishin blinduar të gjitha institucionet e Kosovës, udhëkryqet dhe pikat tjera në hyrje – dalje të qytetit që vlerësoheshin si interes për sigurinë apo për veprimet operacionale të Policis së Kosovës. Fjalimi i Albin Kurtit dhe lëvizja e tij drejt VV –së vëri në lëvizje forca të mëdha të Policisë së Kosovës ( Njësive Speciale, atyre për Intervenim të Shpejtë) që rrethuan selinë e VV- së në rrugën UÇK.

KMDLMNj konstaton se ka pasur mobilizim të përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe këtu janë përfshirë policë nga e gjithë Kosova sikur edh pjesëtarë të të gjitha njësive. Policia e Kosovës duket se kishte urdhër që të mos lejojë fare hapësirë për veprim të protestuesve , sidomos të atyre të VV- së jashtë dhe brenda selisë së VV- së. Policët ishin të pajisur me të gjitha mjetet e rënda për të kontrolluar dhe ndërhyrje kundër masave të protestuesve duke mos i llogaritur shumë pasojat e mundshme. Policia e Kosovës ishte e armato sur me armë të gjata dhe automjete të blinduara.

Nëse, në protestat e deritashme brenda Kuvendit dhe në rrugë dhe sheshe të Prishtinës, Policia e Kosovës ka qenë kategoria me e fyer, më e sulmuar, më e poshtëruar dhe më e dëmtuar ( dhjetëra policë kanë qenë të lënduar rëndë e lehtë) kësaj radhe ata që e kanë pësuar kanë qenë protestuesit ( kryesisht të VV- së ) dhe 99% e atyre që e kanë pësuar kanë qenë protestues. Policia e Kosovës ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme  në selinë e VV- së dhe sipas drejtuesve të VV –së ata nuk e kanë treguar një vendim Gjykate për ndëhyrje apo bastisje të selisë së VV –së gjë që praktikohet gjatë çdo ndërhyrje dhe bastisje.  Policia, veprimin e saj e mbështet në faktin se ka qenë në ndjekje të Albin Kurtit i cili është parë duke hyrë në selinë e VV –së andaj kanë vepruar në përmbushje të një detyrimi ligjor për zbatimin e fletëarresti të Gjykatës për arrestimin e Albin Kurtit dhe se aktivistët e VV- së kanë bllokuar derën hyrëse duke mos e hapur atë dhe duke pamundësuar çdo komunikim të Policisë me përgjegjësit e VV- së, andaj kanë qenë të detyruar që me forcë t’i hapin dyert.

KMDLNj nuk ka pasur qasje brenda selisë së VV- së gjatë intervenimit policorë andaj duhet të mbështetet në deklaratat e të arrestuarve të VV- së dhe Policisë së Kosovës të cilat janë diametralisht të kundërta.  Policia e Kosovës deklaron se, me të hyrë në selinë e VV – së janë sulmuar me gjësende të forta nga protestuesit ( karrige, shufra të metalit, etj) të cilët kanë qenë të dhunshëm ndërsa aktivistët e arrestuar e VV-së i kanë deklaruar KMDLNj –së se ata janë përballur me një dhunë të madhe të Policisë së Kosovës e cila në drejtim të tyre kanë drejtuar tytat e armëve të gjata me të cilat janë qëlluar dhe se janë grushtuar, shqelmuar dhe goditur në mënyrë të pakontrolluar me shufra gome, ndërsa veprimi i parë  i policisë ndaj tyre  ka qenë përdorimi i sprejit paralizues.
 
Ata i kanë deklaruar KMDLNj –së se, ndonëse një numër i tyre nuk kanë rezistuar, janë sulmuar nga policia duke i shtrirë në dysheme dhe ashtu të prangosur i kanë rrahur, gjithnjë sipas deklaratave të të arrestuarve të VV-së policia nuk ka treguar konsideratë as për të moshuarit e as për ato të gjinisë femërore. 

Madje gjatë vizitës së të arrestuarit Gani Krasniqi në Qendrën e Ndalimit shiheshin shenja të dhunës në fytyrën e tij dhe i  arrestuari Krasniq i deklaroi KMDLNj –së se me asgjë nuk e ka provokuar policinë për të ushtruar dhunë ndaj tij dhe se shprehet i zgënjyer, jo aq për dhunë fizike ndaj tij sa që e ka përjetuar rëndë shpirtërisht këtë veprim të Policisë së Kosovës. Edhe ish Avokati i Popullit Sami Kurteshi i ka deklaruar KMDLNj –së se ai nuk ka bërë ftesë për rezistencë aktive ndaj Policisë së Kosovës por se ka kërkuar nga protestuesit të mos e sulmojnë dhe të mos e fyejnë policinë por të protestojnë në mënyrë paqësore duke qëndruar të ulur në rrugë përballë policisë në ndërkohë që ai është sulmuar nga policët me sprej paralizues  dhe është tërhequr zvarrë për t’u dërguar pastaj në Klinikën për Emergjencë pranë QKUK –së ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Se ndaj tyre është përdorur dhunë jo – proporcionale i kanë deklaruar shumë aktivistë të arrestuar te të cilët shiheshin shenjë dhe gjurmë të shkaktuara nga përdorimi i forcës policore.

Gjatë monitorimit të protestës paqësore  KMDLNj nuk ka qenë e penguar nga Policia e Kosovës nga e cila i ka marrë të gjitha informatat e kërkuara sikur që nuk është penguar as Klinikës për Emergjencë dhe intervistimit të protestuesve që ishin duke u trajtuar në prani të policisë që i ruanin dhe i dërgonin pastaj në stacionin policor.

KMDLNj nuk është penguar edhe gjatë vizitës në Qendrën e Ndalimit pas orës 22.00  dhe intevistimit të të ndaluarve sikur edhe të arrestuarve që ishin të vendosur ( të prangosur ) në sallën e konferencave të Stacionit Policor ku prisnin ose të lirohen ose të transferohen në ndonjë qendër të paraburgimit brenda territorit të Kosovës. Monitoruesit e KMDLNj –së kanë biseduar me përgjegjësit kujdestarë në Klinikën për Emergjencë ku i kanë marrë të dhënat për numrin dhe trajtimin e të arrestuarve.

Gjatë intervistimit ishin 5 aktivistë të arrestuar që trajtoheshin me lëndime të dukshme në fytyrë, njëri me dhëmbë të thyer dhe ekstrimitete të lënduara. Në atë kohë nuk ishte asnjë policë që trajtohej në Klinikën për Emergjencë.

Gjatë monitorimit KMDLNj ka takuar 5 (pesë) të arrestuar që trajtoheshin në Klinikën për Emergjencë, 7 të ndaluar në Qendrën për Ndalim në Prishtinë dhe 37 të arrestuar në sallën për Konferenca në Stacionin Policor. 

1.     Të gjithë të arrestuarit të lënduar janë trajtuar nga mjeku përkatës dhe ata që janë ndaluar janë njoftuar me të drejtat që u takojnë. Në Qendrën e Ndalimit janë trajtuar mirë dhe nuk kanë vërejtje.  Dy të arrestuar i kanë deklaruar KMDLNj –së se janë rrahur gjatë arrestimit, gjatë transportit dhe në stacioni policor  para se të merreshin në pyetje nga hetuesit. Për KMDLNj –në është shqetësues fakti se një  i arrestuar i prangosur baza politike, etnike, statusit shoqëror etj.
2.    Duhet të respektohet e drejta për organizimin e protestave paqësore dhe duhet të eliminohen të gjithë faktorët që kontribuojnë në përshkallëzimin e tyre.

3.    Në këtë kontekst, KMDLNj mendon se deputetët ndaj të cilëve është lëshuar një fletëarrest duhet të paraqiten para gjykatave përkatëse ndryshe vet do të kontribuojnë në tensionimin e situatës duke e mohuar ligjin dhe duke e sfiduar atë e që do të ishte shembull i keq dhe inkurajim për shkelësit potencialë të ligjit.
4.    Politikanët ( në rastin konkret të pozitës) duhet ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe nuk duhet që me deklaratat e tyre që lehtësisht mund të interpretohen si presion dhe ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit të kontribuojnë në përshkallëzimin e situatës.

5.     Dhe, përfundimisht duhet të krijohet hapësirë për dialog politik të pa kushtëzuar midis pozitës dhe opozitës që do ta eliminonte dhunën si mjet të zgjidhjeve të problemeve ekskluzivisht politike duke i trajtuar seriozisht kërkesat e opozitës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe Bashkësinë e komunave serbe e cila duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Rebublikës së Kosovës.

KMDLNj kërkon nga të gjithë ata që janë trajtuar dhunshëm nga policia të japin deklaratën me shkrim në zyrat e KMDLNj –së së bashku me raportet mjekësore dhe materialin tjetër dëshmues në mënyrë që të ketë mundësi të përcjell rastin te Inspektorati Policor i Kosovës. Deklarata gojore mund të jetë orientuese por është e pamjaftueshme për hetime serioze.

Pasi në intervenimin e fundit të Policisë së Kosovës ka pasur shumë policë të maskuar dhe pa shenja të identifikimit , KMDLNj mendon që në rast të tejkalimit të autorizimit zyrtar dhe përdorimit të kundërligjshëm të forcës e kur kryesi nuk është e mundur të identifikohet atëherë përgjegjësia adresohet te udhëheqësi i njësitit policor sipas përgjegjësisë komanduese .
keqtrajtohet nga policia edhe pas neutralizimit të tij kur nuk paraqet fare rrezik për policinë dhe sigurinë. Si përfundim të këtij raporti të KMDLNj –së :

6.    Është dashur të ketë leje për ndërhyrje dhe bastisje të selisë së VV –së nga gjykata përkatëse.
7.    Ndërhyrja e policisë në selinë e partive politike është veprim jo demokratik dhe nuk korespondon aspak me të drejtat elementare të të drejtave të njeriut si e drejta e fjalës dhe e shprehjes dhe liria e organizimit politik.
8.    Forca është dashur të përdoret në mënyrë proporcionale dhe vetëm në rastet e domosdoshme.
9.    Numri i madh i protestuesve të rrahur dhe të arrestuar tregon se përdorimi i forcës policore ka qenë jo proporcionale, jo profesionale dhe është bërë me qëllim që t’i jipet një mësim i mirë opozitës dhe atyre që protestojnë.
10.    Gjatë

11.    bastisjes së selisë së VV- së është dashur të jenë të pranishëm edhe dëshmitarë që nuk i përkasin policisë sepse konfiskimi i mjeteve të ekspozuara si të rrezikshme dhe “ vdekjeprurëse” mund të kontestohen nëse mbështeten vetëm në të dhënat e Policisë.

12.    Duhet të ngrihet kapaciteti i Klinikës për Emergjencë sepse, në rast ku ka shumnë të lënduar seriozisht sfidohet mundësia e një trajtimi profesional të të lënduarve.

13.    Inspektoriati Policor i Kosovës nuk duhet të reagojë vetëm në rast kur ato denoncohen kundër veprimeve policore por në rrethana të trazirave të mëdha me të lënduar duhet të reagojë dhe të hetojë ex oficio (sipas detyrës zyrtare) e në manifestimin e fundit ka shumë raste të tilla. Policia e Kosovës
14.    në rast kur sulmohet, bënë hetime hetime dhe në bazë të provave fillon procedurën kundër protestuesve të dhunshëm.
15.    Sidomos duhet të dënohen rastet kur ndaj të arrestuarve të neutralizuar ( të prangosur ) përdoret forcë nga policia e kjo rrallë ndodh sepse është vështirë të dëshmohet përdorimi i forces në mungesë të palës së tretë që do të tregonte të vërtetën.
16.    Për të gjithë duhet të vlejë parimi i barazisë para ligjit dhe nuk duhet të lejohet diskriminimi në

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)