19 Prill 2024

Mbahet Akademia solemne për përvjetorin e 103-të

Kaçanik, 30 nëntor - Akademia solemne, e mbajtur sot pasdite, ishte aktiviteti përmbyllës i shënimit të përvjetorit të 103-të të shpalljes së Pavarësisë së shtetit Shqiptar dhe ngritjes së Flamurit Kombëtar.

I organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës, Besim Ilazi, ky aktivitet solemn në të cilin është përkujtuar në ditëlindjen e tij edhe komandanti legjendar Adem Jashari, 18-vjetori i daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përvjetori i rënies së dëshmorit Ismail Raka, është mbajtur në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

Me një fjalë rasti pjesëmarrësve të këtij manifestimi u është drejtuar kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi, i cili tha se në këtë ditë historike i kujtojmë të gjithë të rënët për lirinë e vendit, vlerën më të çmuar e fituar falë sakrificës dhe gjakut të derdhur për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Kryetari Ilazi është shprehur se kjo ngjarje historike bashkë me të tjerat të cilat u përshkuan me sakrifica dhe vepra sublime, na bashkon për të festuar të gjithë dhe si e tillë do të mbetet përgjithmonë simbol i unitetit dhe qëndresës i të gjithë shqiptarëve.

Kryetari i Kaçanikut i është falënderuar edhe aleatëve që na ndihmuan në momentet më të vështira dhe në procesin e shtetndëtimit, ndërsa ka përcjellë mesazhe për detyrat shtetërore për përmbushjen e porosisë së brezave që flijuan për lirinë e popullit shqiptar.

“Dikur patriotizëm ishte lufta për të çliruar dhe mbrojtur atdheun, ndërsa tani përveç përkuljes për të rënët, patriotizëm është puna dhe angazhimi institucional për ndërtimin e të ardhmes më të ndritur të atdheut tonë. Si Komunë jemi duke u munduar vazhdimisht që të ndërtojmë institucione të qëndrueshme dhe mirëqenie për qytetarët tonë”, ka nënvizuar qytetari i parë i komunës tonë, z. Besim Ilazi.

Në kuadër të kësaj akademie është shfaqur edhe një program kulturor-artistik, me këngë e valle të interpretuara nga këngëtarë dhe grupe kulturore-artistike vendëse.

Para se të mbahej akademia solemne, janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa për nder të festave të Nëntorit Komuna jonë ka organizuar edhe një seri aktivitetesh kulturore-sportive: orë letrare, kuiz diturie, përurimi i renovimit të shtëpisë së dëshmorit Ismail Raka, finalja e Turneut Festiv në volejboll “Nëntori 2015”, program për fëmijë...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)